Ballina BOTA Bruksel, sekretari Pompeo vë në pikëpyetje rendin botëror

Bruksel, sekretari Pompeo vë në pikëpyetje rendin botëror

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vuri në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror dhe tha se Shtetet e Bashkuara po marrin veprime konkrete për reformimin e institucioneve globale, në takimin e zhvilluar në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kina, Irani, Rusia dhe vende të tjera kanë shkelur traktate dhe marrëveshje shumëpalëshe, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë për t’i pranuar më këto shkelje. Ai fajësoi mungesën e udhëheqjes amerikane dhe europiane në çështjet botërore gjatë 30 viteve të fundit.

Pompeo tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma. Ai la të kuptohet se Organizata Botërore e Tregtisë nuk është duke ndjekur rregullat e veta në rastin e Kinës. “Rusia, – tha ai, – po shkel traktatet kryesore të kontrollit të armëve, ndërsa Irani nuk po përfill Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina, Irani dhe Rusia i kanë mohuar këto akuza, të ngritura shpesh nga Shtetet e Bashkuara.

“Kur shkelen traktatet, shkelësit e tyre duhen konfrontuar dhe traktatet duhen rregulluar, ose prej tyre duhet hequr dorë,” – tha ai më tej.