Ballina BOTA Bruksel, samiti i BE, nuk ndalen shakatë pa kripë të presidentit Juncker...

Bruksel, samiti i BE, nuk ndalen shakatë pa kripë të presidentit Juncker (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk i ka lënë shakatë pa kripë edhe gjatë samitit dy-ditor të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në shumë raste, veprimet e tij e tejkalojnë masën, por me sa duket atij nuk i bëhet vonë për këtë gjë. Gjatë dy ditëve të samitit, aq të shumta ishin episodet që shkaktuan ilaritet, sa mediat e huaja kanë sjellë edhe kolazhe të momenteve të tilla.

Një kolazh të tillë e ka sjellë edhe Al-Jazeera, me anë të një postimi në Twitter: