Ballina BOTA Bruksel, ridiskutimi i projekt-buxhetit italian 2019

Bruksel, ridiskutimi i projekt-buxhetit italian 2019

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ministri i Ekonomisë Giovanni Tria ndodhen sot në Bruksel ku do të takohen gjatë mbrëmjes me krerët e Komisonit Evropian për të diskutuar mbi draft-buxhetin 2019 të qeverisë italiane, e rrëzuar së fundmi nga Brukseli.

Ata do përpiqen të bindin Juncker e Moscovic t’i japin të paktën 6 muaj kohë qeverisë italiane para se Komisioni Evropian të aktivizojë procedurën e masave kundër Italisë.

Qeveria italiane ka bindjen se në këto 6 muaj ekonomia italiane do të rinisë zhvillimin e favorizuar dhe nga investimet e parashikuara në këtë manovër ekonomike dhe se kërkon të garantojë objektivin e stabilitetit financiar.