Ballina BOTA Bruksel, presidenti Tusk: Vend të veçantë në ferr për mbështetësit e Brexit

Bruksel, presidenti Tusk: Vend të veçantë në ferr për mbështetësit e Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u shpreh se ka një “vend të veçantë në ferr” për profetët që projektuan dhe mbështetën Brexit.

E pyeta veten se cili ishte vendi i posaçëm në ferr për ata që e promovuan Brexit pa asnjë projekt. Në këtë pikë, me largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më pak se dy muaj larg, të dyja palët duhet të përqëndrohen në shmangien e një jomarrëveshjeje kaotike Brexit. Ndjenja e përgjegjësisë na tregon gjithashtu që të përgatitemi për një fiasko të mundshme,” – theksoi Tusk.