Ballina BOTA Bruksel, PE seancë të posaçme: Si dështojnë koncesionet PPP në Ballkan

Bruksel, PE seancë të posaçme: Si dështojnë koncesionet PPP në Ballkan

Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike (PPP) do të paraqiten në Parlamentin Evropian sot më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda Bashkimit Evropian, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Europiane për Monitorimin e Borxhit.

Që në titull raporti pohon se projektet e partneritetit publik privat konsiderohen si dështim. “Si po dështojnë partneritetet publike private” është titulli i raportit të parë, i ndjekur nga i dyti- “A mund të përmirësohet infrastruktura pa rritur borxhin publik”.