Ballina BOTA Bruksel, pas Brexit BE-ja e hapur për një partneritet të paprecedentë me...

Bruksel, pas Brexit BE-ja e hapur për një partneritet të paprecedentë me Londrën

Kryenegociatori evropian Michel Barnier njoftoi sot BE-ja është e hapur për “një partneritet të paprecedentë” me Britaninë e  Madhe pas Brexit.

“Marrëveshja e cila ndodhet në tryezë është e vetmja dhe më e mira e mundshme. Këto marrëveshje ende nuk kanë marrë ratifikimin e Parlamentit Europian dhe atë të Parlamentit britanik. Unë do ta respektoj këtë afat kohor të debatit parlamentar dhe demokratik,” – u shpreh Barnier, edhe pse BE-ja ka paralajmëruar qartësisht se nuk do të ketë rinegocijim në rast të një votimi negativ.