Ballina Aktualitet Bruksel, Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Bruksel, Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Parlamenti Evropian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Përmes një postimi në “Twitter” Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein dhe vuri në dije se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Evropian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Evropian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria,” – shkruan Balla.

Mësohet se kundër raportit ishin 112 vota dhe 62 abstenime.