Ballina BOTA Bruksel, Parlamenti Evropian diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel, Parlamenti Evropian diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi

Ditën e sotme anëtarët e Parlamentit Evropian në Bruksel do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe mësohet se deputetët evropianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi për progresin e bërë drejt BE.

Ndërkohë, sa i takon Serbisë, Parlamenti do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.