Ballina BOTA Bruksel, Nato në takim pas tensioneve Kiev-Moskë

Bruksel, Nato në takim pas tensioneve Kiev-Moskë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të thërrasë një takim të jashtëzakonshëm me Ukrainën sot pasdite në Bruksel, pas bllokimit të anijeve ukrainase nga Rusia në Ngushticën e Kershit, që shërben si pikë kalimi në Detin Azov.

“Me kërkesë të presidentit Poroshenko, sekretari i përgjithshëm pranoi të mbledhë një takim të jashtëzakonshëm të komisionit NATO-Ukrainë në nivel ambasadorësh këtë pasdite në Bruksel për vlerësimin e situates,’’ – njoftoi NATO.

Rusia bllokoi me forcë të dielën tre anije të marinës ukrainase në Ngushticën e Kershit, një veprim që nxiti një përshkallëzim të paprecedentë tensionesh në këtë zonë.