Ballina Aktualitet Bruksel, ministri i jashtëm rumun Ciamba: Konflikti i brendshëm në Shqipëri pengon...

Bruksel, ministri i jashtëm rumun Ciamba: Konflikti i brendshëm në Shqipëri pengon negociatat

Samiti i udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel nuk ka prodhuar asnjë lloj vendimi sa i përket një date të mundshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe ndikimi i krizës politike në vend ka luajtur rol në këtë drejtim.

Ministri i jashtëm rumun George Ciamba, vendi i të cilit mbajti kryesimin e radhës së Këshillit të BE, tha se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa vende anëtare.

“Kur është fjala për Shqipërinë, konflikti i brendshëm politik është pengesë kryesore për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE dhe kriza po ndikon në vlerësimin e disa shteteve anëtare,” – ka thënë ministri i jashtëm rumun.