Ballina BOTA Bruksel, ministrat e BE aprovojnë krijimin e Agjencisë Evropiane të Punës

Bruksel, ministrat e BE aprovojnë krijimin e Agjencisë Evropiane të Punës

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord sot për të ngritur një Agjenci Evropiane të Punës (ELA) që synon mbështetjen e rreth 17 milionë evropianëve që jetojnë ose punojnë në një shtet tjetër anëtar dhe goditjen e tregut të zi të punës.

Qëllimi i agjencisë do të jetë informimi i punonjësve, kompanive dhe organeve kombëtare për të drejtat dhe detyrimet e tyre në situatat ndërkufitare; lehtësimi i inspektimeve ndërkufitare; ndërmjetësimi në raste mosmarrëveshjeje.

Gjithashtu, Agjencia Evropiane e Punës synon të ndihmojë në trajtimin e punës së padeklaruar.