Ballina BOTA Bruksel, mbledhje me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama do të mungojë

Bruksel, mbledhje me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama do të mungojë

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen këtë mërkurë në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mogherini ka ftuar, presidentin kosovar Hashim Thaçi, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviç, kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiq. Sipas burimeve të Report Tv, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Një nga temat e këtij takimi do të jenë zhvillimet e fundit mes dy Serbisë dhe Kosovës. Ulja e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç në një tavolinë të përbashkët vjen një ditë pas përballjes së tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku diskutuan mbi vendimin e Parlamentit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Kjo është hera e parë që Federica Mogherini fton një takim të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimor. Më herët, ajo ka pasur takime të ndara të presidentëve dhe të kryeministrave.