Ballina BOTA Bruksel, kundërshtohet krijimi i ushtrisë evropiane

Bruksel, kundërshtohet krijimi i ushtrisë evropiane

Përfaqësuesja e BE për politikën e jashtme Federica Mogherini tha pas takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel se nuk do të krijohet një ushtri evropiane.

“Bashkimi Evropian nuk do të zëvendësojë NATO, me gjithë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Ne ecim krah për krah me NATO dhe planet e BE kontribuojnë madje në shpërndarjen e drejtë të barrës brenda NATO, e kërkuar kjo edhe nga SHBA,” – u shpreh Mogherini.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, paralajmëroi BE ndaj krijimit të konkurrence brenda NATO.