Ballina BOTA Bruksel, kundërshtime ndaj rihapjes së negociatave për Brexit

Bruksel, kundërshtime ndaj rihapjes së negociatave për Brexit

Be

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian përjashtuan mundësinë për më shumë negociata për Brexit ditën e djeshme, por pranuan të kërkojnë më shumë mënyra për t’u ofruar më shumë siguri britanikëve, pasi kryeministrja Theresa May mund të humbë rëndë në një votim parlamentar.

Deri sa Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE më 29 mars, marrëveshja e Brexit e May-t është në rrezik, duke hapur perspektivat për një Brexit- pa marrëveshje, gjë që shikohet si kërcënim për ekonominë britanike.

“Është e qartë se 27 vendet e BE-së duan të ndihmojnë në këtë situatë, por pyetja është se si,” – tha Donald Tusk, i cili do të kryesojë një samit të BE në Bruksel të enjten dhe të premten, një mesazh mjaft i qartë nga BE.

Sipas dy burimeve, Merkel i tha grupit të saj të konservatorëve gjermanë se nuk do të kishte më negociata, por po bëheshin përpjekje për t’i dhënë garanci Britanisë.