Ballina BOTA Bruksel, kryeministrja May takim me liderët e BE para miratimit të Brexit

Bruksel, kryeministrja May takim me liderët e BE para miratimit të Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May pritet të mbërrijë sot në Bruksel përpara se vendet e Bashkimit Evropian të takohen në një samit të veçantë, për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e Brexit-it.

Gjatë takimit ajo do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë të unionit evropian, ndërkohë që udhëheqësit e 28 vendeve të unionit do të mblidhen nesër për të miratuar marrëveshjen.

Gjithsesi, edhe nëse Bashkimi Evropian arrin të miratojë marrëveshjen, Theresa May do të duhet të bindë mjaftueshëm deputetë, për të miratuar marrëveshjen edhe në Britani, gjë që duket e vështirë.