Ballina BOTA Bruksel, kryeministrja britanike May i bashkohet samitit të BE

Bruksel, kryeministrja britanike May i bashkohet samitit të BE

Kryeministrja britanike, Theresa May do t’i bashkohet sot samitit të Bashkimit Evropian, pasi i mbijetoi votimit të mosbesimit të mërkurës.

May do t’u kërkojë anëtarëve të Unionit garanci ligjore dhe politike mbi kufirin irlandez, në përpjekje për të fituar votën e deputetëve që kundërshtojnë marrëveshjen e saj të Brexit.

Kryeministrja u përball ditën e djeshme me një votim mosbesimi, për shkak të zemërimit të konservatorëve mbi marrëveshjen që ka negociuar me Brukselin.

Ajo fitoi 200 vota, ndërsa 117 të tjerë ishin për heqjen e saj si lidere e Partisë Konservatore.

Megjithatë, ende përballet me një sfidë të madhe për miratimin e marrëveshjes së Brexit në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, miratimi formal i të cilit është i nevojshëm për të hyrë në fuqi.