Ballina BOTA Bruksel, Komisioni Evropian kundërshton projekt-buxhetin e Italisë

Bruksel, Komisioni Evropian kundërshton projekt-buxhetin e Italisë

Komisioni Evropian i ka kërkuar Italisë të rishikojë projekt-buxhetin e saj për vitin e ardhshëm. Shkaku i kësaj kërkesë është se KE është e shqetësuar për ndikimin e shpenzimeve të larta në rritjen e nivelit të borxhit të Italisë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.

Koalicioni qeverisës në Itali ka premtuar të ecë përpara me premtimet e fushatës, duke përfshirë edhe rritjen e asistencës minimale për të papunët.

Roma tani ka tre javë kohë për të dorëzuar projekt-buxhetin e ri në Bruksel. Sipas KE, drafti i parë ishte “një mosrespektim serioz” i rekomandimeve të tij. Zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, është shprehur se përgjigja e Italisë ndaj shqetësimeve të paraqitura ishte jo e mjaftueshme dhe se rregullat e eurozonës janë të njëjta për të gjithë.

Ndërsa, zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thekson se ky është buxheti i parë italian që BE nuk pëlqen, e nuk mund të jetë një befasi pasi është buxheti i parë italian i shkruar në Romë dhe jo në Bruksel.