Ballina BOTA Bruksel, komisioneri Johannes Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

Bruksel, komisioneri Johannes Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

Johannes Hahn, komisionieri për zgjerim i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s. Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë.

“Ky akt që po ashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset kosovare duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.