Ballina BOTA Bruksel, KE nis hetimin kundër Amazon, dyshohet shkelja e rregullave të konkurrencës

Bruksel, KE nis hetimin kundër Amazon, dyshohet shkelja e rregullave të konkurrencës

Komisioni Evropian ka njoftuar dje fillimin e një hetimi të thellë kundër gjigantit amerikan të tregtisë në internet Amazon. Kompania amerikane dyshohet se ka shkelur rregullat e konkurrencës, duke përdorur të dhënat e dala nga shitësit e pavarur me pakicë që tregtojnë produktet e tyre në platformën e Amazon.

“Kam vendosur të shqyrtoj me shumë vëmendje praktikat tregtare të Amazon dhe rolin e saj të dyfishtë si zonë tregtare për të verifikuar nëse kjo ndërmarrje ka respektuar rregullat e konkurrencës së BE,” – shpjegon në një komunikatë komisioneria evropiane për konkurrencën Margrethe Vestager.