Ballina BOTA Bruksel, Juncker për Brexit: Marrëveshja nuk negociohet!

Bruksel, Juncker për Brexit: Marrëveshja nuk negociohet!

Bashkimi Europian është gati t’i japë më shumë garanci Britanisë mbi marrëveshjen tashmë të arritur, por nuk do ta rinegociojë traktatin apo protokollin për kufirin irlandez. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u tregua i prerë për këtë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Juncker u shpreh gjithashtu i “habitur” me pamundësinë e kryeministres Theresa May për ta kaluar marrëveshjen në parlament.

“Më duhet ta përsëris, marrëveshja e arritur është më e mira e mundshme. E vetmja e mundshme ndaj dhe nuk mund të rinegociohet,” – ka thënë Juncker.

Kryeministrja britanike Theresa May e shtyu votimin në Parlament të marrëveshjes me BE dhe ka filluar takimet me krerët e vendeve anëtare, përshirë dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.