Ballina BOTA Bruksel, gafa tjetër e presidentit Junker, shfaqet me këpucë të ndryshme

Bruksel, gafa tjetër e presidentit Junker, shfaqet me këpucë të ndryshme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, për të disatën herë është shndërruar sërish objekt të qeshurash, pas veprimeve të çuditshme që bën duke ditur historitë e tij me dashurinë për pijet alkolike. Gjatë një konference për shtyp, Junker është vendosur në qendër të vëmendjes dhe këtë herë për shkak se ka veshur dy këpucë me ngjyra të ndryshme, një kafe e një të zezë.

Kjo ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp, në përfundim të samitit Bashkimi Evropian – Afrika e Jugut, i zhvilluar dje në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Evropian njihet nga të gjithë për dashurinë e tij për pijet alkolike dhe ka raste kur ai edhe tepron, duke u bërë objekt gafash, siç ishte edhe takimi i djeshëm në Bruksel. Në vitin 2015, në përfundim të një samiti tjetër të Bashkimit Evropian, presidenti Juncker ishte aq i pirë, sa filloi të puthte e të përqafonte gjithë liderët evropianë me radhë.