Ballina Ekonomi / Biznes Bruksel, Europa gjobë deri në 9 miliardë euro Italisë

Bruksel, Europa gjobë deri në 9 miliardë euro Italisë

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një audiencë urgjente në parlamentin italian ka raportuar mbi rrugëzgjedhjen e qeverisë së tij pas vendimit të Komisionit Evropian për të rrëzuar draft-buxhetin e Italisë për vitin 2019. Qeveria italiane nuk pranon të heqë dorë nga draft-buxheti 2019 dhe masat fiskale të parashikuara në të, dhe kreu i qeverisë kërkon nga Brukseli kohën e duhur që i nevojitet reformës për të dhënë efektet e saj në zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e borxhit publik.

Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr masa kundër një vendi anëtar që nuk ka respektuar normativën e buxhetit, e përcaktuar kjo nga pakti i stabilitetit mes vendeve anëtare. Sipas ekspertëve të ekonomisë, Italia rrezikon nga Brukseli një gjobë nga 2 deri në 5 të dhjetat e PPB, e barabartë kjo me 9 miliardë euro. Gjithashtu, Italia rrezikon pezullimin e mbi 11 miliardë euro që çdo vit mbërrijnë në arkën e shtetit nga Brukseli.