Ballina BOTA Bruksel, BE vlerëson vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Bruksel, BE vlerëson vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian vlerëson vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve për ulje të tensioneve pas asaj që ndodhi në Detin e Azov, theksoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian cili shpreh shqetësim të madh për këtë situatë.

“Puna vazhdon brenda BE-së për të vlerësuar mundësinë e sanksioneve të reja me shtimin e personave apo subjekteve në listën e zezë që ndalon udhëtimin dhe siguron ngrirjen e aseteve për shkak të presioneve të Rusisë ndaj Ukrainës,” – shpjegoi më tej ai.