Ballina BOTA Bruksel, BE vendos reduktim drastik të ndotjes nga automjetet

Bruksel, BE vendos reduktim drastik të ndotjes nga automjetet

Prodhimi i CO2-shit nga automjetet e reja në Bashkimin Evropian duhet të ulet me 37,5% deri në vitin 2030, ranë dakord sot negociatorët e BE-së sipas zyrtarëve austriakë, në përfundim të negociatave intensive mes Parlamentit Evropian dhe shteteve anëtare.

Limiti, që do të bazohet në nivelet e vitit 2020, është një kompromis mes objektivit të 35% të propozuar nga qeveritë e BE-së dhe objektivi shumë ambicioz prej 40% i propozuar nga PE-ja.

Objektivi i vitit 2030 do të aplikohet në të gjitha flotat e automjeteve, që do të thotë se modelet me nivel të lartë ndotjeje do të duhet të zëvendësohen nga modele me nivel të ulët ose zero ndotje, sikurse janë automjetet që qarkullojnë me bateri.