Ballina BOTA Bruksel, BE hap mundësinë për shtyrjen e Brexit

Bruksel, BE hap mundësinë për shtyrjen e Brexit

Bashkimi Evropian hapi sot mundësinë për të shtyrë Brexit, përtej datës limit të 29 marsit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një zgjidhje “racionale” përballë krizës politike në Britani të Madhe mbi modalitetet e ndarjes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi sot se kishte diskutuar me kryeministren britanike Theresa May për kontekstin juridik dhe procedurial të një shtyrje të mundshme të afatit, gjatë një takimi në kuadër të samitit BE-Liga Arabe në Sharm El Sheik.

BE dhe 27 anëtarët e tjerë deri tani i kanë bllokuar përpjekjet e May që synojnë të hapin sërish negociatat mbi Brexit të arritura në nëntor me qeverinë britanike.

“Mendoj se, duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi sot, një shtyrje shtesë do të ishte një zgjidhje racionale,” – tha Tusk gjatë një konference për shtyp.