Ballina BOTA Britani, milionerja 362 ditë pa bërë seks, jep 80 mijë euro për...

Britani, milionerja 362 ditë pa bërë seks, jep 80 mijë euro për një djalë të mirë

Milionerja më e re në Britaninë e Madhe ka treguar së fundmi se fati nuk ka qenë me të kohëve të fundit, kjo për shkak sepse nuk ka gjetur një të dashur. 23-vjeçarja Jane Park ka treguar se ka pothuajse 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale, që prej kohës kur u nda me ish-futbollistin Jordan Piggot.

Në një postim në Instagram, 23-vjeçarja shkruante: “Dita e 362 pa seks. Dola jashtë dhe vrapova me shapka vetëm të kujtoja se çfarë zhurme kishin.” Në përpjekje për të gjetur një partner, Jane krijoi vitin e shkuar një faqe interneti ku të “interesuarit” mund të aplikonin. Për personin e zgjedhur, milionerja e re e Britanisë do të ofronte 80 mijë euro.