Ballina BOTA Britani e Madhe, vrau ish-partneren dhe vjehrrën, dënohet me burg i riu

Britani e Madhe, vrau ish-partneren dhe vjehrrën, dënohet me burg i riu

Një 21-vjeçar, i cili vrau gruan e tij dhe nënën e saj, pasi ato zbuluan se ai kishte një familje sekrete, është dënuar me 32 vite burg.

Janbaz Tarin pranoi para gjykatës se kishte vrarë gruan e tij, Raneem Oudeh, 22 vjeç, dhe nënën e saj, Khaola Saleem, 49 vjeç, jashtë shtëpisë së tyre më 27 gusht.

Gjatë momentit të dënimit, juria tha se krimi i tij e kishte shkatërruar familjen e viktimës.

Para vrasjes, ai ishte treguar edhe abuziv me partneren, dhe ajo kishte kontaktuar shpeshherë policinë për sjelljen e tij të dhunshme. Tarin e përndiqte dhe ajo flinte shumë shpesh në shtëpinë e nënës së saj. Në momentin e vrasjes, ajo po kërkonte të kontaktonte policinë.