Ballina BOTA Britani e Madhe, shtëpia përfshihet nga flakët, vdesin katër fëmijë

Britani e Madhe, shtëpia përfshihet nga flakët, vdesin katër fëmijë

Katër fëmijë të vdekur pasi flakët përshinë një shtëpi në Stafford. Dy të rritur dhe një tjetër fëmijë janë plagosur dhe po trajtohen në spital.

Mosha e viktimave dhe të plagosurve nuk janë zbuluar ende. Ndërsa nuk dihen as shkaqet e zjarrit.

“Zjarri nisi rreth orës lokale 02:40 të mëngjesit,” – tha një zëdhënës i policisë në Staffordshire. “Kërkimet në pronën në Sycamore Lane po vazhdojnë, por me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital. Plagët e tyre besohet se nuk janë kërcënuese për jetën.”

Në foton e publikuar shihet kati i dytë i banesës i djegur nga flakët.