Ballina Aktualitet Britani e Madhe, shqiptarët ngrejnë flamurin kuqezi për festimet

Britani e Madhe, shqiptarët ngrejnë flamurin kuqezi për festimet

Festimet më të mëdha të shqiptarëve në Britaninë e Madhe janë organizuar në Londër, ku edhe jeton pjesa dërrmuese e shqiptarëve, ndërkohë që rritet nga viti në vit numri i Bashkive të kryeqytetit që ngrenë flamurin kombëtar me rastin e festave.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Ambasada e Shqipërisë në Londër ka menduar si gjetje të re mosorganizimin e pritjes tradicionale për trupin diplomatik dhe komunitetin shqiptar, por pjesëmarrjen në “Javën Shqiptare në Britani”.

E veçanta e festimeve të sivjetshme me rastin e festave kombëtare në Londër ka qenë shtimi i bashkive ku është ngritur flamuri shqiptar me rastin e Pavarësisë, siç ndodhi në Barking, ku jeton një pjesë mjaft e madhe e komunitetit shqiptar, në Walthamstow dhe së fundmi në Brent, në veri të kryeqytetit.