Ballina BOTA Britani e Madhe, ministri Williamson: Nuk e braktisim Ballkanin Perëndimor

Britani e Madhe, ministri Williamson: Nuk e braktisim Ballkanin Perëndimor

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të jenë në vëmendjen e Britanisë së Madhe. Këtë e ka konfirmuar dje ministri i mbrojtjes Gavin Williamson, gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Nuk do t’i braktisim shtetet të cilat Rusia përpiqet t’i rrezikojë, siç janë Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor,” – ka thënë në Munih ministri britanik i mbrojtjes Williamson.

Duke folur në Konferencës së Sigurisë në Munih, ai e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet “ta shtyjë Ballkanin në garën e re të armatimit, për të cilën ai thjesht nuk është i interesuar e të cilën nuk e dëshiron dhe kështu këtë pjesë po e bën vend gjithnjë e më pak të sigurt.”

Williamson ka ftuar Moskën që t’i ripërtërijë marrëdhëniet me vendet perëndimore përmes dialogut.