Ballina BOTA Britani e Madhe, May premton një Brexit që kënaq Irlandën e Veriut

Britani e Madhe, May premton një Brexit që kënaq Irlandën e Veriut

Kryeministrja britanike, Theresa May, premtoi se do të ofronte një Brexit, i cili do të kishte një mbështetje të gjerë në Irlandën e Veriut, një javë pasi ligjvënësit mbështetën planin e saj për të rinegociuar të ashtuquajturin ”backstop”, shumë i diskutuar me BE-në.

“E di që kjo është një kohë shqetësuese për shumë njerëz këtu në Irlandën e Veriut, por ne do të gjejmë një mënyrë për të ofruar një Brexit që nderon angazhimet tona për Irlandën e Veriut,” – theksoi May.

May premtoi se do të jetë një zgjidhje që siguron një shumicë në parlament dhe kjo do të ishte oferta më e mirë për irlandezo-veriorët.