Ballina BOTA Britani e Madhe, marrëveshja e Brexit, merren masa

Britani e Madhe, marrëveshja e Brexit, merren masa

Vetëm tre muaj para se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga blloku, mediat britanike raportojnë se qeveria do të shpenzojë shuma të mëdha për të lehtësuar transportin ujor nëpër kanal.

Nëse Brexit del pa marrëveshje kjo do të sjellë një situatë të pafavorshme për bizneset, që po përgatiten për sfida të mëdha.

Për të lehtësuar këtë proçes, qeveria ka lëshuar tri kontrata për të përballuar kapacitetin e mallrave në Poole, Portsmouth dhe Plymouth; gjithashtu ka marrë masa në rast situatash të tensionuara.