Ballina BOTA Britani e Madhe, lideri Corbyn paraqet mocion mosbesimi ndaj May

Britani e Madhe, lideri Corbyn paraqet mocion mosbesimi ndaj May

Lideri i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbyn ka paraqitur sot një mocion mosbesimi kundër kryeministres konservatore, Theresa May për refuzimin e zhvillimit të një votimi parlamentar mbi marrëveshjen për Brexit të arritur me Bashkimin Evropian.

Në këtë mocion thuhet se Dhoma e Komuneve, dhoma kryesore e parlamentit, nuk ka besim tek May për shkak të dështimit të saj për t’i mundësuar deputetëve të “votonin menjëherë për marrëveshjen e tërheqjes dhe kuadrin mbi marrëdhëniet e ardhshme mes BM-së dhe BE-së”.

Një votë mosbesimi nuk do të ishte detyrues por mund të rrisë edhe më shumë presionin mbi May pasi ajo i mbijetoi një mocioni mosbesimi të ngritur nga deputetët konservatorë javën e kaluar si dhe por përpiqet të shpëtojë marrëveshje e arritur mbi Brexit.