Ballina BOTA Britani e Madhe, kryeministrja May: Nuk kam mbështetjen e duhur për të...

Britani e Madhe, kryeministrja May: Nuk kam mbështetjen e duhur për të dalë nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar sot se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të fituar vota për marrëveshjen e saj të tërheqjes nga Bashkimi Evropian.

Ajo gjithashtu u shpreh se do të vazhdojë të bindë deputetët britanikë për ta mbështetur para se bëhet votimi i tretë në Parlament, e se do të urdhërojë deputetët e saj që të votojnë kundër një përpjekjeje nga një grup deputetësh, të kryesuar nga Tory Sir Oliver Letin, për të miratuar planin e saj.

Ajo theksoi se qeveria nuk do të angazhohej për të dhënë rezultatin e votave, por do të ‘angazhohej në mënyrë konstruktive’ me deputetët.