Ballina BOTA Britani e Madhe, kryeministrja May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj...

Britani e Madhe, kryeministrja May kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur ndaj emigrantëve evropianë

Kryeministrja britanike Theresa May kërkoi falje ditën e djeshme, pasi kishte thënë se punëtorët emigrantë të Bashkimit Evropian që vijnë në Britani, nuk do të ishin më në gjendje të kapërcejnë kufirin pas Brexit-it.

Një ligjvënëse e Partisë Kombëtare Skoceze në Dhomën e Komunëve, lidhur me komentin që ajo bëri javën e kaluar për udhëheqësit e biznesit, Philippa Whitford pyeti nëse ajo do të kërkonte falje për fyerjen dhe turbullimin e mbi 3 milionë shtetasve evropianë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

“Nuk duhet ta përdorja atë gjuhë në atë fjalim. Që nga fillimi kam thënë se të drejtat e qytetarëve ishin një çështje kyçe që desha të shihja në marrëveshjen e tërheqjes,” – është përgjigjur May duke kërkuar ndjesë.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për Brexit-in, por tashmë sfida e kryeministres May është që të bindë ligjvënësit të mbështesin propozimin në votimin që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.