Ballina BOTA Britani e Madhe, kryeministrja May: Do të luftoj për Partinë Konservatore me...

Britani e Madhe, kryeministrja May: Do të luftoj për Partinë Konservatore me gjithçka kam

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të sfidonte lidershipin për Partinë e saj Konservatore me gjithçka kishte.

May do të përballet me një mocion mosbesimi, pasi një zyrtar i lartë konservator mori 48 firmat e kërkuara për të provokuar këtë mocion ndaj saj.

”Një ndryshim i lidershipit në Partinë Konservatore tani do të kishte pasoja për marrëveshjen e Brexit, se një udhëheqës i ri nuk do të kishte kohë të rinegocionte dhe do të rrezikonte të ardhmen e vendit tonë duke shkaktuar një pasiguri që ne nuk mund ta mbështesim. Një ndryshim i lidershipit do të krijonte pasiguri kur ne nuk mund t’ia lejojmë vetes,” – tha ajo.