Ballina BOTA Britani e Madhe, kaos politik pas shtyerjes së votimit për Brexit-in

Britani e Madhe, kaos politik pas shtyerjes së votimit për Brexit-in

Të hënën Kryeministrja britanike Theresa May, shtyu votimin e rëndësishëm në parlament rreth marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian, përballë një disfate pothuajse të sigurt, që mund t’i kërcënonte vendin në krye të qeverisë.

Zonja May thotë se ajo do të niset drejt Brukselit, në një përpjekje për të siguruar garanci të mëtejshme për një marrëveshje të ardhshme tregtare që do të shmangte të ashtuquajturën “pengesa irlandeze”. Bashkimi Evropian thotë se marrëveshja nuk do të rinegociohet dhe se koha po kalon me shpejtësi drejt afatit për daljen nga BE parashikuar më 29 mars, pa një zgjidhje të lehtë përpara.