Ballina BOTA Britani e Madhe, gjeneral Caleton-Smith: Rusia kërcënim më i madh se ISIS

Britani e Madhe, gjeneral Caleton-Smith: Rusia kërcënim më i madh se ISIS

Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe sesa Shteti Islamik. Kështu u shpreh gjenerali i ushtrisë britanike Mark Caleton-Smith. Ai tha se Britania e Madhe dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia.”

Gjeneral Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar kibernetikën dhe forcën ushtarake nënujore.