Ballina BOTA Britani e Madhe, dy persona masakrohen për vdekje

Britani e Madhe, dy persona masakrohen për vdekje

Një oficer i policisë u qëllua me armë gjatë kohës që ishte në detyrë jashtë stacionit Ilford në Londër nga një sulm i papritur i ardhur nga një person i paidentifikuar, ndërkohë që një burrë u godit me forcë në Shoreditch, në një nga lagjet më të njohura të shumë pranë qendrës së Londrës dhe një grua u godit me thikë me pasojë vdekjen në Merseyside në një natë tjetër të dhunës në të gjithë vendin.

Duket sikur ngjarjet kriminale nuk po i ndahen Britanisë ditët e fundit ku skemat e krimit paraqiten nga më të ndryshmet.
Sipas deklaratës së Policisë Britaike, zyrtari i policisë së transportit ishte në detyrë jashtë stacionit hekurudhor Ilford në Lindje të Londrës, kur ai u sulmua nga një njeri me thikë. Ai u dërgua në spital nga ambulanca pas sulmit tronditës të premten në mbrëmje dhe tani po shërohet nga plagët e tij në shtëpi, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.

Ndërkohë që dje herët në mëngjes, një burrë u godit me forcë në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit.
Viktima ishte e moshës 20 vjeçare dhe u gjet nga kalimtarët i plagosur nga goditjet që kishte marrë në Kingsland Road, Shoreditch rrerth orës 6:30.
Ai u dërgua në spital, por vdiq më vonë, duke çuar në atë që mendohet të jetë hetimi i vrasjes 123 që kanë ndodhur në Londër në harkun kohor të një viti.

Gjithashtu edhe një grua u gjet e sulmuar me thikë për vdekje në një shtëpi në St Helens, Merseyside, dje në mëngjes. Policia beson se 29-vjeçarja është vrarë nga dikush që po e gjurmonte dhe tashmë është vënë në kërkim të të dyshuarit.
Shefi i inspektorit Ian Ëarloë tha: “Ne besojmë se autori i veprës është një i njohur i viktimës dhe efektivët e policisë po vijojnë t’a kërkojnë atë”. Pas sulmit me thikë ndaj oficerit të Policisë Britanike të Transportit, shefi i policisë Paul Croëther tha:

Diku tjetër, katër të rinj u plagosën rëndë në Leicester në orët e hershme të ditës së djeshme.
Një 19-vjeçar pësoi plagë “kërcënuese për jetën”, ndërsa një 21-vjeçar dhe dy 18-vjeçarë gjithashtu u lënduan keq në atë që policia tha se ishte një “sulm i shumëfishtë”.
Detektivi Jim Hatton tha: “Është nisur një hetim për të zbuluar se si këta njerëz kanë pësuar lëndime të rënda”.

Ndërkohë, tre hajdutë të armatosur me armë dhe thika hynë në shtëpinë e një pensionisti në Doddinghurst, Essex.
Policia tha se ata ikën me duar bosh pas një përleshje me një të moshuar dhe fqinjët e tij. Dy burra u dërguan në spital me lëndime të rënda.