Ballina BOTA Britani e Madhe, çfarë do të ndodhë pas largimit të kryeministres May

Britani e Madhe, çfarë do të ndodhë pas largimit të kryeministres May

Kryeministrja britanike Theresa May do të jetë udhëheqësja e Partisë Konservatore deri më 7 qershor, pasi njoftoi mëngjesin së premtes se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, si pasojë e dështimit për të realizuar largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, si dhe që humbi mbështetjen e deputetëve konservatorë.

Konkursi për të zëvendësuar kryeministren May si udhëheqës konservator dhe kryeministër do të nisë zyrtarisht brenda dy javësh.Gara e cila zyrtarisht filloi shumë javë më parë – do të përfshijë të paktën 10 deputetë konservatorë. Boris Johnson, ish sekretari i Jashtëm, është favorit i tanishëm. Ai pritet të rivalizohet nga ministrat e qeverisë Michael Gove, Sajid Javid, Penny Mordaunt, Jeremy Hunt dhe Rory Stewart, plus të tjerë si Andrea Leadsom, Dominic Raab, Esther McVey dhe James Cleverly.

Shkurtimisht, kryeministri i ri, kushdo që mund të jetë, ka një detyrë në duart e tij për të rregulluar krizën politike të Britanisë, dhe mbetet larg nga të qenit e qartë se si do të jetë në gjendje të arrijë aty ku May ka dështuar.