Ballina BOTA Britani e Madhe, “Brexit”, frikë për trazira

Britani e Madhe, “Brexit”, frikë për trazira

Pasiguria lidhur me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian po fillon të ndjehet tek investimet, e një sinjal i tillë ishte pikërisht edhe njoftimi i prodhuesit japonez të makinave, Nissan për largimin nga Britania.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, ka bërë me dije se sipas një sondazhi të kohëve të fundit, një e treta e bizneseve britanike mund të largohen jashtë vendit si rezultat i Brexit.

Gjithashtu në media kanë rrjedhur edhe planet sekrete të qeverisë për rastet emergjente që prashikojnë evakuimin e mbretëreshës nga Pallati Buckingham në rast trazirash nëse Britania largohet nga BE pa ndonjë marrëveshje.

Me kalimin e ditëve rreziku po shtohet edhe më shumë për mos arritjen e një marrëveshje për Brexit-in. Planet për raste emergjente të qeverisë të rrjedhura në media sugjerojnë evakuimin e familjes mbretërore, nëse ka trazira.

Ndër skenarët më të rrezikshëm janë edhe trazirat në rrugë si rezultat i mungesës së ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa kufizimet e eksportit të plehrave krijojnë male me mbeturina.