Ballina Aktualitet Britani e Madhe, Basha në Londër me konservatorët britanikë për modernizimin e...

Britani e Madhe, Basha në Londër me konservatorët britanikë për modernizimin e PD

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Britaninë e Madhe me një delegacion ku po zhvillon takime të rëndësishme në selinë qendrore të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe kryetarin e konservatorëve Brandon Lewis.

Partia Demokratike njofton se Basha i shprehu kryetarit të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të brendshëm të saj.

Mësohet se dy kryetarët biseduan më tej edhe për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në mënaxhimin e fushatave elektorale dhe në organizimin e brendshëm të partisë.