Ballina Aktualitet Britani e Madhe, anëtarësime të PS në Londër, Balla: Vëmendje për çdo...

Britani e Madhe, anëtarësime të PS në Londër, Balla: Vëmendje për çdo shqiptar

Anëtarësime të reja në Partinë Socialiste edhe në Londër, ku ndodhen një numër i madh emigrantësh shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një statusi në “Facebook”.

Ai shkruan se vëmendja e PS është për çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton. –  ”Më vëmendjen për çdo shqiptar pavarësisht ku jeton, vijuam aksionin tonë “Partia Socialiste e hapur për Ty” edhe në zonën veriore të Londrës aty ku jetojnë vëllezër dhe motra shqiptarë tashmë të integruar plotësisht. Gjatë këtij takimi u shpreha se është detyrim i klasës politike shqiptare që për Zgjedhjet Politike të 2021 të garantojmë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërisë të keni mundësi të votoni. Unë besoj që paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para Krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë nga Presidenti më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të regjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për t’i hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021”.