Ballina BOTA Bruksel, ministrat evropianë për Brexit: Pakti nuk mund të rinegociohet

Bruksel, ministrat evropianë për Brexit: Pakti nuk mund të rinegociohet

Gjermania dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian i kanë thënë Britanisë së Madhe se draft-marrëveshja e tyre për Brexit nuk mund të rinegociohet. Kryeministrja britanike Theresa May është duke u përballur me vëshirësi në Londër për të mbajtur gjallë paktin dhe për ta futur në votim në parlamentin britanik, pavarësisht kritikave pro dhe kundër.

“Nuk mund të arrihet pakt më i mirë se ky,” – ka thënë ministri i gjerman për çështjet evropiane Michael Roth.

Pas më shumë se dy vjetësh, që nga koha kur britanikët kanë votuar për t’u larguar nga BE, të dyja palët janë pajtuar për një pakt fillestar dhe janë duke punuar për marrëdhëniet e së ardhmes.

“Çdo marrëveshje është më e mirë në krahasim me Brexit pa marrëveshje,” – ka thënë ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, pasi ka arritur në Bruksel.