Ballina BOTA Brexit, çfarë parashikon marrëveshja e arritur

Brexit, çfarë parashikon marrëveshja e arritur

Be

Marrëveshja për ndarjen mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian ose siç njihet ndryshe Brexit, parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë.

Marrëveshja rregullon edhe të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkësat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. BE i ka ofruar Britanisë së Madhe një lloj partneriteti të ndershëm ekonomik dhe politik.