Ballina Stil / Modë Brenda shtëpisë luksoze të Adelina Tahirit

Brenda shtëpisë luksoze të Adelina Tahirit

Së fundmi këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes. Në fillim ka qenë martesa në dhjetor të vitit të kaluar me avokatin e njohur maqedonas Serjoza Markov dhe më pas lindja e djalit të saj Jon.

Tani që është bërë nënë këngëtarja është përkushtuar vogëlushit me kohë të plotë dhe nuk dihet se kur do t’i kthehet muzikës.

Megjithatë ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit momente të bukura nga jeta e saj familjare.

Në postimet e ndryshme nuk mungojnë ato ku këngëtarja tregon jetën luksoze që ajo bën. Para së të lindte djali i saj, Jon, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj u transferuan në shtëpinë e tyre të re.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar ajo ka publikuar një foto ku tregon një pjesë të shtëpisë së saj.