Ballina BOTA Brazil, zjarr në konviktet e klubit më të madh të futbollit, 10...

Brazil, zjarr në konviktet e klubit më të madh të futbollit, 10 të vdekur

Zjarri ka përfshirë një konvikt në ambientet e trajnimit të një prej klubeve më të mëdha të futbollit për të rinjtë në Brazil.

Nga flakët kanë mbetur të vdekur 10 persona.

Tre të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në Ninho de Urubu, ambienti ku trajnohej klubi i futbollit Flamengo, në Rio de Janeiro.

Njëri prej të plagosurve raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Komunal Lourenço Jorge, në Barra da Tijuca.

Ata janë identifikuar si: Cauan Emanuel Gomes Nunes, 14 vjeç, Francisco Diogo Bento Alves, 15 vjeç dhe Jonathan Cruz Ventura, 15 vjeç. Flakët nisën rreth orës 5:10, gjatë kohës kur lojtarët e rinj po flinin në konvikt, dhe u fik rreth orës 7:30.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit.