Ballina BOTA Brazil, Netanjahu zhvillon vizitën e parë të një kreu izraelit

Brazil, Netanjahu zhvillon vizitën e parë të një kreu izraelit

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të shkojë sot në Brazil, udhëtimi i parë i një kreu izraelit në këtë vend ku do të marrë pjesë në emërimin e presidentit të ri brazilian, Jair Bolsonaro.

“Gjatë kësaj vizite, Netanyahu do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të emërimit të presidentit më 1 janar në Brazilia. Ai do të takohet gjithashtu edhe me Bolsonaron, nesër në mesditë në Rio De Zhaneiro,” – deklaroi një përgjegjës izraelit.

Netanyahu do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Kilit dhe të Hondurasit, si dhe me anëtarë të komunitetit hebre në Brazil dhe një grup të krishterë pro Izraelit, sipas të njëjtit burim.