Ballina Aktualitet Brazil, kishte shkuar për punë, vritet 29-vjeçari shqiptar

Brazil, kishte shkuar për punë, vritet 29-vjeçari shqiptar

Një punëtor 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil. Mësohet se viktimë ka mbetur Alban Gropcaj, i cili ndodhej në shtetin e largët për arsye pune.

Mësohet se shqiptari, së bashku me italianin Guido Bertola po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor.

Sipas autoriteteve vendase, këta të fundit i kërcënuan me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë. Mirëpo 29-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi mbi të duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthëtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.