Brazil, dështon tentativa e grabitjes së bankës, 11 të vdekur

37

Me një bilanc tragjik me 11 të vdekur janë mbyllur dy tentativa për të grabitur dy banka në verilindje të Brazilit.

Dhuna shpërtheu mëngjesin e sotëm në qytetin e Milagres në shtetin verilindor të Cearës me një përplasje të ashpër para agimit midis grabitësve të armatosur dhe policisë.

Kryebashkiaku i Milagres, Lielson Landin, i tha Radio Band News se katër nga pengjet, përfshirë fëmijën, ishin të gjithë nga e njëjta familje. Ata u kapën nga grabitësit që po largoheshin në autostradë, kur ata ishin në rrugë për në aeroportin e afërt për të kapur një fluturim.

Kryebashkiaku u shpreh se kriminelët vranë pengjet dhe policia vrau kriminelët.

Al Jazeera shkruan se tentativa e vjedhjes së dy bankave ndodhi rreth orës 02:30 (04:30 GMT), kur policia mbërriti në vendngjarje dhe për rreth 200 minuta gjithçka kishte përfunduar, së bashku me bilancin tragjik, ndërkohë që Andre Costa, sekretar i çështjeve të sigurisë në Caera, u shpreh se janë arrestuar dy të dyshuar të tjerë për ngjarjen dhe ka konfirmuar se hajdutët nuk mund të merrnin para nga dy bankat.